Aktualitet

Cila parti do të fitojë më 11 maj? Parashikimi i qytetarëve për zgjedhjet, PS rreth 27 për qind më shumë mbështetje se ASHM

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania është 22 Mars-03 Prill 2025.

Pavarësisht se kë do të votoni ose jo, cila parti mendoni ju se do të fitojë zgjedhjet?

Kësaj pyetje qendrore politike për zgjedhjet, 57.7% e qytetarëve në Shqipëri parashikojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS. Ndërkohë 20.3% e të pyeturve parashikojnë se zgjedhjet do t’i fitojë Koalicioni i drejtuar nga PD, 6.7% parashikojnë se do t’i fitojë Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet, 1.9% mendojnë se do t’i fitojë Partia Mundësia, ndërkohë 11.5% e qytetarëve kësaj pyetje i janë përgjigjur nuk e di.

#Cila #parti #të #fitojë #më #maj #Parashikimi #qytetarëve #për #zgjedhjet #rreth #për #qind #më #shumë #mbështetje #ASHM
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button