Aktualitet

“Berisha në Strasburg, si spiun”, Petro Koçi: Premtimet për pensionet lojë kungulleshkash, kërkon të fshijë drejtësinë

Deputeti socialist Petro Koçi në “Tirana Line” në ABC News u ndal tek vizita e kreut të PD-së, Sali Berisha në Bruksel. Sipas deputetit socialist kjo nuk ishte gjë tjetër, veçse një vizitë e turpshme. Berisha në takim nuk foli si kreu i një partie, por bëri monolog si një spiun policie.

Petro Koçi kthehet pas në kohë, kur kujton se Berisha ka të njëjtën retorike. Të njëjtat fjalë që përdor tani, i përdorte dikur për Fatos Nanon. “Ndryshon vetëm emrat, por ka të njëjtën kastë”, u shprehet Koçi.

“Një vizitë e dështuar totalisht. Një vizitë e turpshme. Berisha bëri një monolog që i ngjante më shumë një spiuni policie, se sa një politikani. Të njëjtën retorike ka përdorur kur unë bashkë me të kemi qenë në delegacionin e Shqipërisë në Këshillimin e Europës. Të njëjtat gjëra që thotë tani, thoshte dhe atëherë për zotin Nano. Ky njeri vetëm ndryshon emrat dhe të njëjtën kasetë përdor. E ka si një instrument të shpifjes politike. Mendoj se kjo taktikë iu bën përshtypje të tjerëve”, shtoi më tej deputeti socialist.

Gjatë fjalës së tij ai tha se Sali Berisha është një “antikomunist” i shëmtuar. Sipas tij doktori ka pasur lidhje të ngushta me familjen dhe vetë Enver Hoxhën.

“Mendoj se duhet të ketë qenë shqiptari për i përlotur kur ka vdekur Enver Hoxha. Mund të jetë rastësi, por lidhjet e tij me komunizmin janë të evidentuara, ka foton me familjen e Enver Hoxhës dhe vetë me Enver Hoxhës. Në një intervistë thuhet se ai kur takoi Enverin as dorën nuk e lante dhe as takonte njeri. Ky është një antikomunist shumë i shëmtuar”, tha Petro Koçi.

Ai u ndal dhe tek programi i PD-së për zgjedhjet e 11 Majit. Sa i takon koalicionit “Shqipëria Madhështore” ai e cilësoi si një tragjedi-komedi. Sipas Koçit ajo nuk është “Shqipëria Madhështore”, por “Shqep-ëria Madhështore”.

“Nuk është Shqipëria është Shqep-ëria. Më kujton të njëjtën gjë kur donte të merrte pushtetit në ‘92. Iu është fiksuar ajo gjëja me çekun e bardhë, mjafton ta marrësh çekun dhe ta jep Sali Berisha mjafton t’ia japësh votën. Është një situatë tragjikomike. Kur gjykon ato gjëra që ai i thotë seriozisht dhe nuk ka premtimet për pensionet, ato janë si lojë kungulleshat. Premtime janë ato që tha se do të zhduke nga administrata punonjësit, do të fshijë policinë e drejtësinë. Këto vërtet janë mendime serioze, por duke i ballafaquar e realitetin janë idiotësira. Ky njeri ka mbajtur zvarrë Shqipërinë dhe PD. PD nëse nuk shpëton nga Berisha do të kthehet gjatë gjithë kohës mbrapa”, përfundoi Koçin

#Berisha #në #Strasburg #spiun #Petro #Koçi #Premtimet #për #pensionet #lojë #kungulleshkash #kërkon #të #fshijë #drejtësinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button