Aktualitet

VIDEO: Me levë në dorë, “aksion” në tre markete! Kapet hajduti 20-vjeçar në Tiranë

Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë Tiranë pasi ka thyer gjatë natës dyert e 3 marketeve në kryeqytet, duke vjedhur shuma parash. Mësohet se i riu është dënuar edhe më parë për të njëjtin krim, gjë që duket dhe nga videoja ku ai vepron lehtësisht…

“Sekuestrohen sendet e forta (leva hekuri) që përdorte ky shtetas. Pas denoncimeve të administratorëve të 3 marketeve, se në këto subjekte, ishin vjedhur me thyerje, shuma parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën, në kuadër të operacionit “Precedenti”, me qëllim ndalimin e autorit të rasteve. Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se gjatë natës, në datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me sende të forta (leva hekuri), dyert e 3 marketeve, ka vjedhur shuma parash. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

#VIDEO #levë #në #dorë #aksion #në #tre #markete #Kapet #hajduti #20vjeçar #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button