Aktualitet

Flet admirali Agastra: Do rrisim kapacitetet e Flotës Detare. Ja anijet që do të marrim

Në një edicion special të emisionit “Ekspres” nga Nolian Lole u trajtua dhurata që Italia i bëri të martën Flotës Detare shqiptare.

Për të folur mbi këtë temë si dhe planet strategjike që Flota Detare e Republikës së Shqipërisë ka në të ardhmen e afërt, komandanti i Flotës Detare, admiral Adnand Agastra, u shpreh se forcat detare kombëtare po përjetojnë një “boom” investimesh dhe shumë shpejt Shqipëria do të rrisë kapacitetet e saj luftarake për të siguruar gjithë hapësirën detare të vendit.

Duke dhënë detaje për anijen “Libra”, admirali Agastra tha se ajo do të rritë kapacitetet operacionale në monitorimin dhe kontrollin e hapësirës detare.

Kjo, tha ai, nuk do të shërbejë vetëm në detin Adriatik dhe Jon, por dhe më gjerë po të kërkohet në vazhdën e misioneve të NATO-s.

Admirali tha se “Libra” ”është një anije patrulluese me kapacitete luftarake. Ajo është e ndërtuar për misione patrullime në hapësirat detare dhe mbrojtjes të infrastrukturës kritike. Kjo anije me kapacitetet e veta është e pajisur me një top detar 76 mm dhe deri tek helikopteri.  Anija ruan kapacitetet e saj operacionale për të kryer detyrat dhe misione luftarake në përputhje me nevojat që shteti bregdetar ka.

Kjo është një anije në detyrë, që do të thotë se është efektive dhe e gatshme  për operacione dhe për shumë vite të tjera. Anija do të kryejë dhe disa shërbime të tjera para procesit të dorëzimit. Sigurisht anija ka nevojë për mirëmbajtje dhe sigurisht ne do e mirëmbajmë me qëllim që të ruajmë operacionalitetin e kësaj anijeje.”

Për sa i takon kapacitetit njerëzor dhe trupave ushtarake, admirali Agastra tha se do të ketë një ekuipazh në varësi të misioneve dhe detyrave të saj, përafërsisht një ekuipazh prej 60 personash.

Këtu përfshihet i gjithë spektri operacionale i anijes që nga lundrimi, misioni speciale apo dhe ekuipazhi i helikopterit. Ky ekuipazh përfshin jo vetëm përdorimin e mjetit por dhe shërbimet operacionale speciale që ajo ndërmerr.  Sigurisht ne kemi kapacitetet tona me oficerë të trajnuar , kemi n/oficerë shumë të trajnuar dhe trupa të tjerë detar.  Ne kemi filluar procesin e familjarizimit me anijen. Grupi ynë ka shkuar në Itali pranë kësaj anije dhe anijeve të tjera dhe kanë nisur trajnimet  dhe bashke me anije do niset dhe grupi tjetër, sigurisht do të nisim dhe kurset dhe trajnimet në shkollat e Marinës Italiane.

Historiku i Forcës Detare Shqiptare nuk e ka pasur më parë këtë kapacitet ushtarak. Si nga pikëpamja e tonazhit dhe kapaciteteve ushtarake. Një kapacitet i tillë detar që shkon përtej hapësirave tona detare nuk e kemi pasur.”

Por admirali tha se ky nuk është rast i izoluar, por “Shqipëria është në diskutim për të marr donacion dy anije të tjera të ngjashme në madhësi dhe dislokim. Një tjetër element bashkëpunimi është dhe ringritja e industrisë ushtarake dhe kompanisë të saj KAYO, me FINCANTIERI që kemi kohë që po negociohet për ngritjen e kapaciteteve për ngritjen e anijeve dhe luftarake në kantierin e Pashalimani”.

Duke folur për objektivin afatgjatë që ka Flota Detare Shqiptare, Admirali u shpreh se ky është objektivi ynë shumë vjeçar.

Të rrisësh kapacitete e Flotës Detare kërkohet në radhë të parë infrastruktura, kapacitete operacionale dhe fuqia njerëzore. Në të tre këto element në Forcën Detare kanë pasur një ‘boom’ të zhvillimit. Kjo anije është pararendëse e asaj që vjen. Ne e kemi të nevojshme rritjen e kapaciteteve tona luftarake për të mbrojtur hapësirën tonë detare dhe bregdetin e republikës të Shqipërisë. Ne kemi në plan që të ndërtojmë dy anije korvetë dhe më pas një anije të re shumëmisionëshe për Forcën Detare të Republikës së Shqipërisë.”

#Flet #admirali #Agastra #rrisim #kapacitetet #Flotës #Detare #anijet #që #të #marrim
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button