Aktualitet

Simbolika me numrin 12, Rama zbulon se ku dhe kur do ta nisin socialistët fushatën

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Partia Socialiste do ta nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet më 12 Prill.

Kreu i qeverisë ka luajtur me simbolikën e numrit 12 duke nënkuptuar datën e nisjes së fushatës, numrin e qarqeve në vend dhe yjet në flamurin e BE-së.

Socialistët do të mblidhen në sheshin Skënderbej për një takim festiv për “Shqipërinë 2030” siç e quan kreu i PS-së, Edi Rama.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në foton që ka shpërndarë kreu i qeverisë, në sheshin “Skënderbej” janë vendosur 12 yjet e flamurit të BE-së, ndërsa në mes një yll me ngjyrat kuqezi dhe blu, si të Brukselit zyrtar.

#Simbolika #numrin #Rama #zbulon #dhe #kur #nisin #socialistët #fushatën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button