Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Europian më 16 maj në Tiranë, Rama: E jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin

Kryeministri Edi Rama në konferencën me Kaja Kallas foli edhe samitin e Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Tiranë më 16 maj.“Dua të bëj një përmbledhje duke u nisur aty ku Kaja mbylli fjalën e saj. Ne jemi duke u përgatitur për samitin e Komunitetit Politik Europian që do bëhet në Tiranë më datë 16 maj, ku do të vijnë të gjithë udhëheqësit e kontinentit demokratik europian, që nga Britania te Azerbajxhani, Suedia, Turqia, për të trajtuar temat e këtij samiti të radhës. Kjo është diçka e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin, ka një arsye përse ndodh në Shqipëri, besoj që është një vlerësim shumë i madh, por edhe një përgjegjësi shumë e madhe për ne si aktorë këtu në këtë rajon që është gjithmonë edhe më i rëndësishëm për BE”, tha Rama.

The post Samiti i Komunitetit Politik Europian më 16 maj në Tiranë, Rama: E jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin first appeared on .

#Samiti #Komunitetit #Politik #Europian #më #maj #në #Tiranë #Rama #jashtëzakonshme #për #Shqipërinë #dhe #rajonin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button