Shkoi për të prerë dru në pyll dhe nuk u kthye më, zhduket pa asnjë gjurmë 27-vjeçari në Has

Një 27-vjeçar nga fshati Kishaj rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme (6 prill). Sipas njoftimit të policisë i riu ishte larguar nga banesa që prej mëngjesit për të prerë dru në pyll.
27-vjeçari gjatë mesnatës ka telefonuar për ndihmë familjarët dhe më pas nuk ka më gjurmë prej tij.
Për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë terreni i vështirë të afërmit nuk kanë arritur të gjejnë të riun.
Ndërkohë Polica e Hasit dhe Emergjencat civile po punojnë për gjetjen e 27-vjeçarit.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, mbrëmjen e djeshme, janë njoftuar nga familjarë të shtetasit A. Ll., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj, se rreth orës 17:00 kishin humbur kontaktet me 27-vjeçarin, i cili ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit A. Ll., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit A. Ll.
Për çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
#Shkoi #për #të #prerë #dru #në #pyll #dhe #nuk #kthye #më #zhduket #asnjë #gjurmë #27vjeçari #në
Java News