Aktualitet

Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku bën daljen e parë përpara besimtarëve në Vatikan

Papa Françesku bëri këtë të dielë paraqitjen e tij të parë në Sheshin “Shën Pjetri” të Vatikanit, që prej daljes nga spitali dy javë më parë, ku u trajtua për pneumoni të dyfishtë. I ulur në një karrocë me rrota, Ati i Shenjtë hyri në Shesh ku përshëndeti turmën e besimtarëve që ishinmbledhur atje.

Papa Françesku, 88 vjeç, nuk ishte parë në publik që prej 23 marsit, kur kishte dhënë një përshëndetje të shkurtër përpara se të largohej nga Spitali Gemelli i Romës pasi qëndroi atje i shtuar për më shumë se 5 javë.

Gëzuar të Dielën dhe Faleminiderit Shumë iu tha Ati i Shenjtë besimtarëve teksa fliste me një zë të brishtë, ndërsa merrte oksigjen nëpërmjet një aparati të vogël nën hundë.

Që prej 9 shkurtit përpara se të shtrohej në Spital Papa Françesku nuk ka mundur të mbajë lutjen e të dielës nga Sheshi “Shën Pjetri” i Vatikanit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Mjekët thanë pas daljes së tij nga spitali se Ati i Shenjtë duhet të qëndrojë në regjim shtrati dhe të pushojë edhe për 6 javë deri në dy muaj.

Mjekët që trajtuan Papa Franceskun treguan muajin e shkuar se Ati i Shenjë mund të kishte ndërruar jetë dhe se ata kishin menduar të ndalnin trajtimin e tij shëndetësor për shkak të komplikacioneve të shumta shëndetësore përfshirë insuficencën e veshkave. Ati i Shenjtë u trajtua për pneumoni të dyfishtë, ndërsa shëndeti i tij ka qenë i dobët përgjatë viteve të fundit, i ndikuar edhe nga fakti se kur ishte i ri, atij i ishte hequr një pjesë e mushkërisë.

#javë #pasi #spitalin #Papa #Françesku #bën #daljen #parë #përpara #besimtarëve #në #Vatikan
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button