Dhunuan Klea Prengën, policia u sekuestron makinat motrave Berisha, prokuroria nxjerr urdhër ndalimi

Detaje të reja nga hetimet lidhur me ngjarjen ku u dhunua Klea Prenga, ngjarje për të cilën u shpallën në kërkim motrat Antonela dhe Mariela Berisha.
Policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas.
Zyrtarisht sipas TIMS rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se është nxjerrë urdhër ndalimi për të dyja motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.
Klea Prenga u dhunua barbarisht teksa po darkonte në një restorant në Tiranë. Motrat Antonela dhe Mariela Berisha i kanë shkaktuar plagë të rënda në fytyrë, pamje të cilat janë bërë publike dhe vetë Klea në llogarinë e saj personale në rrjetet sociale.
#Dhunuan #Klea #Prengën #policia #sekuestron #makinat #motrave #Berisha #prokuroria #nxjerr #urdhër #ndalimi