Aktualitet

“Flirti” në rrjetet sociale, Berisha: Rama-Basha bëjnë gili-vili çdo ditë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me mbështetësit në Malësinë e Madhe, ku ndër të tjera u ndal te “flirti” mes paraardhësit të tij Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, në rrjetet sociale.

Berisha ironizoi replikat mes dy politikanëve, duke i cilësuar ato si një “gili-vili” e përditshme. Sipas tij, kjo përballje është pa vlerë dhe tregon keqpërdorimin e opozitës nga Basha.

A e shikoni çfarë ndodh me Lulzim Bravën, gili-vili përditë me Ramën. Është keqpërdorim. Ishin rrethanat që më imponuan të kthehem”, konstatoi kreu i PD.

Ai theksoi se nuk është rikthyer në politikë për interesa personale, por për të luftuar për një të ardhme më të mirë për shqiptarët. Berisha u zotua për një opozitë të vërtetë dhe një alternativë serioze për të ardhmen e vendit.

“Berisha nuk është në këtë betejë për veten apo për familjen e tij, por për Shqipërinë Madhështore. Rrethanat ma imponuan këtë vendim. Luftoj për një vend të sigurt dhe të fuqishëm, që të ecë drejt Bashkimit Europian, ku rrogat të rriten dhe cilësia e jetesës të përmirësohet”, u shpreh lideri i opozitës.

#Flirti #në #rrjetet #sociale #Berisha #RamaBasha #bëjnë #gilivili #çdo #ditë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button