Aktualitet

E përplasi makina në Korçë, humb jetën 65-vjeçarja! Policia identifikon dhe shpall në kërkim shoferin

Ka ndërruar jetë në spital, 65-vjeçarja e cila u përplas pasditen e sotme me mjet, në fshatin Bulgarec të Korçës.

Njoftimi i policisë:

Përplasi me automjet një 65-vjeçare dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna për kapjen e 27 vjeçarit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#përplasi #makina #në #Korçë #humb #jetën #65vjeçarja #Policia #identifikon #dhe #shpall #në #kërkim #shoferin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button