“Dhunë policore dhe rrëmbim live”, Flamur Noka ndan pamjet nga shoqërimi i kreut të Ballit Kombëtar

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demoratike, Flamur Noka, ka ndarë në rrjetet sociale pamje ku shihet kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili merret nga policia e shtetit.
Noka shkruan se ngjarja ka ndodhur në kafenenë e vëllait të zotit Alimadhi, ndërsa pretendon se ai u ka kërkuar arsyen e hyrjes në një ambient privat pa mandat.
“Skandal policor! Dhunë dhe rrëmbim live!
Personi në video që tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar. Z. Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat. Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata. Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi. Diskretitimi që i bëjnë uniformës së shtetit shqiptar këta banditë rëndon në xhepat e taksapaguesëve.
Hiqini kapelet! Nuk meritoni respeskt”, shkruan Noka.
#Dhunë #policore #dhe #rrëmbim #live #Flamur #Noka #ndan #pamjet #nga #shoqërimi #kreut #të #Ballit #Kombëtar
Java News