Aktualitet
PD denoncon sërish në KQZ: Partia e Bashës po na i përdor simbolet edhe online!

Partia Demokratike vijon të denoncojë në KQZ dhe autoritetet e tjera përkatëse atë që e quajnë keqpërdorimin e logove dhe simboleve të tyre.
Pas denoncimit të demokratëve për keqpërdorimin e logos në zyrat ku zhvillon aktivitetin politik Lulzim Basha, tashmë kërkojnë dhe online mos të përdorë më simbolet dhe logot e tyre.
Kjo kërkesë lidhet me faqen e internetit dhe mediat sociale që përdoren nga partia e Lulzim Bashës që në shumë raste përdoret dhe logo e Partisë Demokratike.
#denoncon #sërish #në #KQZ #Partia #Bashës #përdor #simbolet #edhe #online
Java News