Aktualitet

“Minimum jetik 200 euro dhe kartë konsumatori”, Berisha hap thesin e premtimeve: Si dhe sa do rriten pensionet

Kryedemokrati Sali Berisha ka shpalosur ditën e sotme programin për pensionistët, gjatë një takimi që ka zhvilluar me të moshuarit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se do të vendoset minimumi jetim prej 200 eurosh, ç’ka do të thotë sipas tij, se nuk do të ketë pensione nën këtë shifër, shkruan A2 CNN.

Po ashtu, Berisha tha se çdo pension mbi 200 euro do të rritet me 20 %, teksa shtoi se do të vendoset edhe karta e konsumatorit, do zgjerohet lista e rimbursimit dhe do ulet çmimi i energjisë elektrike e ujit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Por sot në shoqërinë tonë, problemet më të dhimbshme janë problemet e pensionistëve.

Ndaj dhe ne kemi vendosur që të këpusim nyjën gordiane.

Kemi vendosur nga buxheti i shtetit të marrim fondin dhe të vendosim për çdo shqiptar të rritur minimumin jetik 200 euro.

Çfarë i intereson kjo pensionistëve?

Të gjithë pensionistët dhe nuk janë pak, por janë dy të tretat e tyre, të cilët marrin nën 200 euro, tre muaj pas ardhjes në pushtet të PD, me buxhetin e parë, ata do marrin 200 euro.

Çdo njëri prej tyre, 200 euro.

Është e llogaritur nga Avokati i Popullit bashkë me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, se për Shqipërinë, 200 euro i nxjerrin nga varfëria e skajshme.

Në 200 euro i bie 6.3 dollarë në ditë çka është minimumi, por minimumi jetik.

Ndaj dhe ne do këpusim nyjën gordiane.

Nuk po bëjmë asgjë tjetër, por atë që e kanë bërë të gjitha vendet që nuk duan që qytetarët e tyre të jetojnë në mjerim. Varfëria e skajshme është mjerim.

Tani ne kemi vendosur t’i japim këtë përgjigje, do japim për çdo shqiptar që merr nën 200 euro, do marrë 200 euro.

Pensionet e tjera mbi 200 euro, do rriten me 20 përqind.

Qëllimi ynë është të dalim në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet.

Pse të dalim? Jemi vendi më i pasur. Nuk ka asnjë vend tjetër përreth nesh që të ketë pasuritë tona.

Ne kemi pasuri natyrore të pafundme, ne kemi potencial turistik të jashtëzakonshëm. Ne kemi tokë pak, por ndër më pjelloret.

Kështu që ne ishim në krye të vendeve të tjera për rroga dhe pensione, sot ne kemi zbritur në fund të vendeve të rajonit.

Malazezi merrte në vitin 2013 një pension 138 mijë lekë në vlerën tonë, sot merr 450 euro pensionin mesatar malazezi. Çfarë ka Mali i Zi që të marrë pensione tre herë më të larta se ne?

Çfarë ka Maqedonia që merr pensione 3 herë më të larta se ne.

Serbia tre herë më të larta se ne.

Kosova më të larta se ne. Kosova e ka pensionin mesatar 190 euro, ne e kemi 160 euro.

Pra, ne i japim kësaj situate përgjigje të menjëhershme.

Ne vendosim minimumin jetik.

#Minimum #jetik #euro #dhe #kartë #konsumatori #Berisha #hap #thesin #premtimeve #dhe #rriten #pensionet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button