Shëndeti

Rojet bregdetare shqiptare, greke dhe turke shpëtojnë 52 emigrantë nga një gomone në rrezik

52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni që lundronin me gomone dhe që rrezikonin jetën u shpëtuan në brigjet turke falë patrullimit të përbashkët mes rojeve bregdetare shqiptare, greke dhe atyre turke.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka vlerësuar ekuipazhin e anijes shqiptare ‘Butrinti’ si dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes shteteve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

“Një tjetër histori suksesi nga efektivët tanë të anijes “Butrinti”! 52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni u shpëtuan nga një gomone në rrezik në brigjet turke, falë bashkepunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke. Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve. 

Krenarë që efektivët tanë, pjesë e misionit SNMG2 TU 01, vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe të jenë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës”, ka shkruar ministri Peleshi në një postim në Facebook.

/a.r

#Rojet #bregdetare #shqiptare #greke #dhe #turke #shpëtojnë #emigrantë #nga #një #gomone #në #rrezik

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button