Aktualitet
Tragjedia në Uganda/ Gjenden 12 trupa të personave të zhdukur, anija u mbyt në liqen

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 12 trupa të njerëzve që u zhdukën pasi dy varka u përmbysën në liqenin Victoria në Tanzani të dielën në mbrëmje, raportojnë mediat e huaja.
Dy varkat po transportonin rreth 28 persona dhe u përmbysën pasi u goditën nga një stuhi, duke lënë të vdekur një fëmijë njëvjeçar dhe 13 persona të zhdukur, tha Augustine Magere, kreu i Forcave të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Tanzanisë në rajonin Mara.
#Tragjedia #në #Uganda #Gjenden #trupa #të #personave #të #zhdukur #anija #mbyt #në #liqen
Lapsi