Tech

Spahiu: Bëhem pjesë e Foltores, nëse Berisha ka prova kundër ambasadorit britanik

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Sali Berisha nuk mund të përdorë argumente bosh për t’u mbrojtur përballë SHBA-së dhe Britanisë që e kanë shpallur non grata.

Siç u shpreh dhe juristi, ai vetë do të ishte i gatshëm të anëtarësohej në Foltore nëse Berisha do të kishte vërtetë prova për korrupsionin nga ambasadori anglez, por është jo dinjitoze sipas tij që të flitet për diçka të tillë, i pabazuar në prova konkrete.

“Nuk mund të dalë Berisha dhe të mbrohet me intriga duke thënë që kam video për aferat seksuale të ambasadores amerikane, apo kam prova për korrupsion të ambasadorit anglez. Unë e kuptoj që kjo është një përplasje shumë e madhe dhe ngjall reaksion, mërzitje, gjaknxehje, por me një eksperiencë prej dekadash në politikë duhet të ketë një mbrojtje dinjitoze dhe me prova.

Unë do të isha i gatshëm të rreshtohesha dhe të vija në Foltore nëse shihja një provë sot që ambasadori britanik është i korruptuar,” – u shpreh Spahiu, i cili sqaroi se anëtarësimin në Foltore e përdori si metaforë, pasi nuk do të përfshihet në asnjë parti pas dështimit të kauzës së tij.

#Spahiu #Bëhem #pjesë #Foltores #nëse #Berisha #prova #kundër #ambasadorit #britanik

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button