Aktualitet

Uzuni për ndeshjen ndaj Serbisë: Do japim 120%, kemi një komb në shpatulla

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është ajo ndaj Serbisë në “Air Albania” me 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni i cili realizoi golin e fundit sonte në fitoren ndaj Andorrës (3:0), thotë se ballafaqimi i ardhshëm është shumë i rëndësishëm, teksa ai dhe bashkëlojtarët do japin 120%, shkruan Sport.

“Kemi një komb në shpatulla. Nuk do jemi 100%, por 120% ndaj Serbisë”, tha Uzuni për Klan Kosova.

Në ndeshjen e sotme, Manaj realizoi dy gola e Uzuni një, duke ia dhuruar Shqipërisë tre pikët e para në kualifikueset e Europianit.

/ Sport



#Uzuni #për #ndeshjen #ndaj #Serbisë #japim #kemi #një #komb #në #shpatulla
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button