Aktualitet
Dhunoi bashkëshorten/ Pranga për 31-vjeçarin në Tropojë

31-vjeçari me inicialet N.N banues në Tropojë, është vënë në pranga, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i Policisë: Tropojë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin N. N., 31 vjeç, banues në Tropojë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
#Dhunoi #bashkëshorten #Pranga #për #31vjeçarin #në #Tropojë
Lapsi