Aktualitet
Goditi me grusht për shkak të detyrës një punonjës policie, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Një 31-vjeçar u arrestua nga policia në Roskovec të Fierit, pasi dyshohet se goditi me grusht për shkak të detyrës, një punonjës policie.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 31 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, pasi gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, ka goditur me grusht, një punonjës të Komisariatit të Policisë Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.
#Goditi #grusht #për #shkak #të #detyrës #një #punonjës #policie #arrestohet #31vjeçari #në #Fier
Java News