Aktualitet
Digjet një banesë në Lezhë, nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gajush të Lezhës mesditën e kësaj të shtune. Sipas informacioneve të para, banesa është në pronësi të P. Gjonajt, e cila është djegur pjesërisht.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëme të shumta materiale. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në banesë.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje ku po bëjnë të mundur shuarjen zjarrit.
#Digjet #një #banesë #në #Lezhë #nuk #persona #të #lënduar #Zjarrfikësja #dhe #policia #në #vendngjarje
Java News