Operacioni kundër lojërave të fatit në Korçë, policia jep detaje: 10 të arrestuar, 3 prej tyre pronarë lokalesh!

10 persona janë arrestuar në një operacion kundër lojërave të fatit në Korçë:
Klajdi Leka,
Gjergji Panolli
Alfred Male
Leonard Muçollari
Elton Ryka
Elton Sovjani
Ermir Kanollari
Mateas kanollari
Rudenc Mucollari
Agron Tushini.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/ Kontrolle masive në lokale dhe ambiente që dyshohej se përdoreshin për të ushtruar veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Cazino”
Vihen në pranga 10 shtetas, (3 prej tyre pronarë lokalesh pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me kompjutera dhe me celularë dhe 7 të tjerë klientë duke luajtur lojëra fati).
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 9 monitorë kompjuterash, 13 aparate celularë, tableta, si dhe një sasi parash.
Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Cazino”.
Në kuadër të operacionit masiv janë evidentuar dhe goditur 3 raste të lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterave dhe aparateve celularë, ku është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-K. L., 21 vjeç, Gj. P., 36 vjeç, dhe A. M., 57 vjeç banues në Korçë dhe Mborje, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
– L. M., E. R., E. S., E. K., M. K., R. M., dhe A. T., për veprën penale ” Organizimi i lotarive të palejuara”, të gjithë banues në Korçë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë operacionit duke organizuar dhe luajtur nëpërmjet makinaleve lojra fati dhe duke vënë baste sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
#Operacioni #kundër #lojërave #të #fatit #në #Korçë #policia #jep #detaje #të #arrestuar #prej #tyre #pronarë #lokalesh
Java News