Aktualitet
“S`kemi heronj për të sakrifikuar”, rinia e PDK-së fillon protestën te zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës ka filluar protestën te Zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovës, ku nga dje po qëndron ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Pranë këtyre zyrave, deri me tani janë mbledhur disa te rinj.
“S`kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liria ka emër”, “Drejtësi”, janë disa nga parullat që po mbahen në duar nga të rinjtë e PDK-së.
Në këto zyra, ish-presidenti sot e kanë vizituar familjarët e tij.
Derisa vëllezërit e tij tashmë kanë mbaruar vizite, aty ende është bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi.
#Skemi #heronj #për #të #sakrifikuar #rinia #PDKsë #fillon #protestën #zyrat #EULEXit #në #Fushë #Kosovë
gazetablic.com