Aktualitet

Të miturit tentojnë të grabisin në një market, e godasin me shishe qelqi punëtoren

Dy të mitur janë arrestuar në Gjilan pasi kanë tentuar të kryejnë grabitje në një market. Ata e kanë sulmuar me shishe qelqi punëtoren aty, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“GRABITJE NË TENTATIVË&LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Gjilan 16.03.2025-17:30. Me datën 17.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit në një market kishin tentuar të kryejnë grabitje. Të dyshuarit kishin sulmuar me mjet të fortë (shishe qelqi) viktimën femër kosovare punëtore e marketit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”



#Të #miturit #tentojnë #të #grabisin #në #një #market #godasin #shishe #qelqi #punëtoren
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button