Aktualitet
Një i arrestuar e tre në arrati, çka dihet deri më tani për tentim-grabitje në Veternik?

Një tentim – grabitje ka ndodhur paraditën e së hënës në Veternik të Prishtinës.
Hapësirat e jashtme të një qendre tregtare u bënë vend i përleshjes mes një grupi grabitësish dhe punëtorëve të një kompanie të sigurimit.
Cak marrja e parave nga automjeti që bartte para.
Nga shkëmbimi i zjarrit mes dyja grupeve, u plagosën dy persona, një punëtor i sigurimit dhe nuk shpëtoi pa marrë plumb as njëri prej grabitësve.
Ky i fundit me vendim të prokurorit u ndalua për 48 orë.
Klankosova.tv mëson se në arrati gjenden edhe tre të tjerë dhe po punohet intensivisht për t’i kapur ata.
#Një #arrestuar #tre #në #arrati #çka #dihet #deri #më #tani #për #tentimgrabitje #në #Veternik
gazetablic.com