Grabitja e blindave me para në Prishtinë, Prokuroria zbulon detaje për ngjarjen –

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me një komunikatë për mediat, në të cilën zbulon detaje për grabitjen në oborrin e një qendre tregtare, ku pati edhe të shtëna me armë dhe për pasojë dy persona mbetën të plagosur.
Një person është arrestuar lidhur me këtë rast, ndërkohë që po vazhdon ndjekja e personave të cilët ndodhen në arrati.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se Prokurori kujdestar është informuar nga Njësiti Policor se në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur rasti i ‘’Grabitjes’’ në oborrin e një qendre tregtare.
Ndërkohë hetuesit policor në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit kanë ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati”, thuhet në njoftim.
Prokuroria më tej sqaron se Prokurori i Shtetit është i përkushtuar që në koordinim dhe bashkëpunim me organet e rendit të zbardh çështjen në tërësi.
#Grabitja #blindave #para #në #Prishtinë #Prokuroria #zbulon #detaje #për #ngjarjen
Java News