Aktualitet

Ervinit mos i jepni se është shëndoshur –

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste duket se nuk ka vendosur ta mbyllë ditën e sotme me aktivitetin e tij politik. Rama është gjendur këtë mbrëmje vonë në zyrën e Shtabit Elektoral të Njësisë 14. Ndryshe nga aktivitetet e tjera, siç duket në video, Rama e filmon vetë takimin.

Në një moment gjatë bisedës Rama, pyet disa nga rinjtë që ishin pjesë zyrës.

Rama: Ju ç’po bëni aty me se merreni?

I riu: Ne jemi duke punuar me të rinjtë. Jemi duke identifikuar votuesit për herë të parë.

Rama: Prit se kam një dhuratë për ju.

Kryeministri shfaqet me disa pica dhe i shpërndan tek anëtarët që ishin prezent. Gjatë momentit të konsumimit të picës Rama ka shkëmbyer batuta me të pranishmit, tek shpërndanin copat e picës.

Rama: Ervinit mos i jepni, se Ervini është shëndoshur (fjala për Ministrin e Brendshëm)

#Ervinit #mos #jepni #është #shëndoshur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button