Wimbledon ka një mbret të ri/ Rrëzohet Djokovic “numri 1” i botës
Quhet Carlos Alcaraz. Është 20 vjeç dhe këtë të diel u shpall “mbreti i ri i Wimbledon”. Spanjolli mundi serbin Novak Djokovic në finale pas një ndeshje spektakolare e cila përfundoi 3-2 me rezultatin 1-6, 7-6(6), 6-1, 3-6, 6-4.
Një sfidë që zgjati gati 5 orë. Serbi Djokovic, numri 1 në renditjen botërore fitoi setin e parë, por më pas e vijoi keq. Më pas rihapi gjithçka me një taj-break në setin e dytë dhe e zgjati në të tretin. “Nole” rikuperoi në të katërtin, por i riu Carlos u shfaq “i tërbuar” në pjesën vendimtare.
Në setin e fundit, Alkaraz diktoi rimin dhe i vodhi shërbimin Xhokoviç, duke u kujdesur më pas që të ruante avantazhin derisa mori suksesin 6-4 dhe të gjithë ndeshjen. Ky është Grand Slam i dytë fitoi në karrierën e tij për Alcaraz dhe i pari në Wimbledon. ©
#Wimbledon #një #mbret #të #Rrëzohet #Djokovic #numri #botës
Lapsi