Aktualitet

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Kursi i këmbimit të euros me lekun ra më tej ditën e sotme dhe preku nivelin më të ulët për vitin 2023. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 113.61 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.37 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Kursi i sotëm është më i ulët i regjistruar që prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa euro duket se po i afrohet sërish vlerës minimale historike prej 112.83 lekësh, që ishte regjistruar një ditë më parë, në 28 dhjetor 2022.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button