Aktualitet

Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës –

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” analizoi zhvillimet e fundit politike dhe debatet për nxjerrjen e listave, që do garojnë më 11 maj.

Ai theksoi se zgjedhjet nuk janë thjesht një shprehje vullneti e qytetarëve, por edhe një vetting për kandidatët, që do futen në listë.

Ai theksoi se në këtë pikë duke marrë parasysh dhe kohën e gjatë në pushte që kas PS, shume emra mund të kenë probleme me drejtësinë.

“Në këtë moment, që kalon Shqipëria, ka disa lloj çelësash interpretimi të asaj që po ndodh në politikën shqiptare. Zgjedhjet janë dhe një vetting, nuk janë thjesht akt i një hedhjes së një vote, në këtë sens, PS ka shumë probleme, sepse në 12 vjet qeverisje, objektivisht është lodhur nga pushteti, është korruptuar është dhjamur , ka humbur stimujt etj.

Ai komentoi dhe thirrjen e deputetit Petro Koçi, i cili pasi vendosi të mos jetë në listë për deputet, apeloi që kolegët e tij apo figurat e reja që kanë probleme me drejtësinë të mos kandidojnë në zgjedhje.

“Urimi i Koçit është i drejtë dhe Edi Rama çfarë ka bërë, ai bën atë që fut procedura që mund të jenë intensione pozitive, por për mendimin tim janë procese mekanike dhe krejt të pavlera deri diku, sepse mundohet ta pastrojë kuadratin e deputetëve duke futur me anë të deputeti që duam apo politikave të çuditshme gjinore. Ka disa ide pak të çuditshme në lidhje me rinovimin”, tha ai.

Sa i përket rinovimit të listave, Minxhozi shpreh rezerva për instrumentet që po aplikon PS.

“Po hedh më të vjetrit në fushën e betejës për të marrë vota dhe kjo i jep një shtysë nga poshtë ligustrës dhe është e mirë për numrat e fushatës, sepse ngre vota për të ardhur dhe votuar ditën e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, procesi i rekrutimeve mbetet i improvizuar dhe difektoz, sepse nuk mjafton të kesh mbaruar me një diplomë të mirë diku në Amerikën Veriore apo në Evropë, duhet të jesh dikush, ose saç thotë avokat Ngjela ke apo s’ke verb. Nëse nuk ke verb rri në një zyrë dhe bën burokratin”, theksoi ai.

#Zgjedhjet #janë #edhe #një #lloj #vettingu #sjanë #thjesht #akt #hedhjes #së #votës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button