Tech

Balla bën reagimin e parë si ministër i Brendshëm: Duhet të garantojmë pushime të qeta dhe të sigurta

Pak orë pasi u ul në karrigen e  ministrit të Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë porosinë e parë për vartësit. Teksa uron operacionin e bllokimit të 20 mjeteve lundruese pa dokumentacion Balla kërkon me prioritet sigurinë e pushuesve.

“Përgëzime Njësisë Policore Detare. Ishte domosdoshmëri krijimi I kësaj Njësie. Duhet të garantojmë pushime të qeta dhe të sigurta për çdo pushuesi”, shkruan Balla.

Policia Kufitare dhe nga Njësia Policore Detare vijojnë verifikimet në të gjithë vijën bregdetare ndaj mjeteve lundruese për parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

/f.stafa

#Balla #bën #reagimin #parë #ministër #Brendshëm #Duhet #të #garantojmë #pushime #të #qeta #dhe #të #sigurta

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button