Tension në Beograd/ Petkoviç anulon konferencën për shtyp, pritet të flasë Vuçiç

Ngjarjet në veri të Kosovës kanë shkaktuar tension në Beograd. Mediat serbe njoftojnë se është anuluar konferenca për media e drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, e cila u paralajmërua për orën 14:00 dhe u shty disa herë.
Sipas të njëjtave burime presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se do t’u drejtohet mediave. Lajmin e dha zyra e tij.
Siç theksohet në njoftim, presidenti Vuçiç në fjalimin e tij para publikut do t’i “zhbëjë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit”. Në Beograd pretendohet se qeveria e Kosovës është krijues i kaosit në veri të vendit.
Herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskë afër Leposaviqit ka ndodhur një incident ku një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një grup i armatosur. Kryeministri Kurti akuzoi Beogradin zyrtar për financimin dhe drejtimin e këtyre sulmeve. /
#Tension #në #Beograd #Petkoviç #anulon #konferencën #për #shtyp #pritet #të #flasë #Vuçiç
Lapsi