Dragusha për lëvizjen e Brrutit tek Shqipëria: Ka gabuar, është dashtë të vazhdojë tek Kosova

Muhamet Dragusha, trajneri kosovar i grupmoshave ka komentuar lëvizjen e Etnik Brrutit, nga Kosova tek Shqipëria.
Brruti ka qenë kapiten i Kosovës U-21, teksa tani ka vendosur të kalojë tek kombëtarja e Shqipërisë.
Dragusha thotë se Brruti po e shikon interesin personal, e jo atë nacional.
“Një kapiten, një lider i kombëtares U21, është përgjegjësi e madhe, kur të besohet shiriti. Është dashtë të vazhdojë tek Kosova, lakmia ndoshta është diçka që e ka tunduar atë të jetë me Shqipërinë U-21 në Europian. Ai ka gabuar, pasi ka qenë nën vëzhgim për të qenë tek Kosova A. Është duke shikuar interesin personal, por ndoshta është dashur të shikojë edhe interesin nacional”, tha Muhamet Dragusha për Sports Show.
/ Sport
#Dragusha #për #lëvizjen #Brrutit #tek #Shqipëria #gabuar #është #dashtë #të #vazhdojë #tek #Kosova
gazetablic.com