Gashi kërkon rinumërim të votave: Ka manipulimi masiv me votën e diasporës

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pas dështimit të procesit të numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal, duke theksuar se ky dështim ka minuar besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor, raporton .
Ai kërkon që KQZ të vendosë për rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë për të ruajtur besimin në procesin demokratik.
Gashi gjithashtu ka ngritur shqetësimin për manipulimin masiv të votës së diasporës, veçanërisht nga partitë politike, dhe ka theksuar rëndësinë e institucioneve të besueshme për forcimin e demokracisë.
E plotë:
Siç po duket, procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar. Ky dështim ka dëmtuar gjithashtu rëndë besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor. Për hir të ruajtjes së besimit në procesin demokratik, KQZ duhet të vendosë për rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë.
Një fenomen tjetër i vërejtur në këto zgjedhje është manipulimi masiv me votën e diasporës. Këto vota, siç po shihet, janë manipuluar sidomos brenda partive politike. Demokracia, ndër të tjera, është edhe besim në institucionet e zgjedhura. Vendi ka nevojë për institucione përfaqësuese dhe të besueshme.
#Gashi #kërkon #rinumërim #të #votave #manipulimi #masiv #votën #diasporës
gazetablic.com