Belinda Balluku takon Gabriel Escobar në Washington

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Departamentin e Shtetit, në Washington.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Balluku shprehet se diskutoi me zyrtarin e lartë “për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare”.
“Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit pranë Departamentit të Shtetit. Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvajtjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim”, shprehet Balluku.
#Belinda #Balluku #takon #Gabriel #Escobar #në #Washington