Drejtësia garantohet me hyrjen në BE! Nuk varet nga një buf kënete që thotë se do shkrijë SPAK –

Kryeministri Edi Rama thotë se me hyrjen në BE, drejtësia e pavarur në vendin tonë garantohet edhe njëherë. Në takimin me gratë dhe vajzat për 8 Marsin, shefi i qeverisë tha se drejtësia nuk do të varet nga Sali Berisha, të cilët i referohet si “buf kënete”, i cili ka thënë se do të shkrijë SPAK.
“Vendosëm të dorëzojmë te drejtësia shpatën që kishte mbajtur qeveria. Janë burgosur nq Shqipëri, pushkatuar dhe varur ministra por ka ndodhur sepse ka ardhur urdhri nga lart. Ne shpatën e ndëshkimit ia dorëzuam drejtësisë. Që do të thotë se duke hyrë në BE, është e dyta gjë që garantohet njëherë e përgjithmonë dhe nuk varet se del një buf kënete dhe thotë se do të shkrijë SPAK, apo se dalin speciet bashkë dhe premtojnë se me votën që do marrin do të kthejnë pas reformën në drejtësi, edhe Shqipërinë. Fati i vendit nuk varet nga çfarë i teket njërit apo tjetrit. E treta pse duhet të hyjmë tani në BE është se standardet e bashkëjetesës janë të garantuara. Ju jeni ato që mbajnë shtëpinë, nuk e mbajnë burrat. Ata japin kontributin e tyre. Kur të hyjmë në BE ne jemi vend përfitues. Pra, momenti që hyjmë në BE, përveç buxhetit nga të ardhurat dhe taksat dhe pak ndihma, do të keni buxhet tjetër që do të jetë buxheti i vendit përfitues dhe këtë do ta kemi sapo të bëhemi anëtarë të BE. Parafytyroni që të gjitha këto t’i vësh në diskutim për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Gjuzi është figura më domethënëse dhe mustaqet e tij janë e vetmja gjë madhështore në atë shportë karavidhesh, mbeturinash të historisë dhe produktesh të një kënete që nuk i është ndarë vendit.”, u shpreh Rama.
Më tej, Rama pati edhe një thirrje për gratë për të votuar më 11 Maj.
“Kam shumë besim dhe pres shumë nga ju që në 11 Maj të arrijmë fitoren e 10 radhazi. Jo thjesht fitoren e 10 se ajo nuk diskutohet, pro fitoren me notën 10. Jini krenarë për çfarë kemi bërë dhe kini besim për çfarë do të bëjmë akoma”, shtoi kryeministri.
#Drejtësia #garantohet #hyrjen #në #Nuk #varet #nga #një #buf #kënete #që #thotë #shkrijë #SPAK
Java News