Aktualitet
Sezoni ka nisur si mos më keq, tjetër pushues i mbytur në det

Një i moshuar, rreth 80-vjeç ka humbur jetën te “Plazhi i vjetër” i Vlorës. Nga informacionet paraprakte, dyshohet se ai ka pësuar “arrest kardiak”.
“Sot rreth orës, 08:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur “Plazhi i vjetër”, shtetasi 80 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar “arrest kardiak” dhe për pasojë ka humbur jetën“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 80-vjeçarit.
#Sezoni #nisur #mos #më #keq #tjetër #pushues #mbytur #në #det
Lapsi