Sport
Interi nuk e diskuton fitoren përballë Fejnordit, goli nis nga këmbët e Asllanit

Interi nuk e ka diskutuar fitoren kundër Fejnordit. Zikaltrit kanë fituar me rezultatin 0-2 në transfertë. Goli i parë u shënua nga Turami në minutën e 38 të takimit. Aksioni i golit nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit, i cili dha një pasim të gjatë në krahë për Dumfrisin.
Ndërkohë, goli i dytë u shënua në minutën e 50 dhe mban autorësinë e Lautaro Martinezit. Zikaltrit kishin mundësinë të 3-fishonin shifrat, por Zielinski gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në “Xhuzepe Meaxa”./Sport Ekspres/
#Interi #nuk #diskuton #fitoren #përballë #Fejnordit #goli #nis #nga #këmbët #Asllanit
SportExpress