Aktualitet
GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndri i Berishës mbetet në “arrest shtëpie” –

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për lirim nga masa “arrest në shtëpi”.
Dhëndri i Sali Berishës ndodhet në arrest shtëpi prej nëntorit të vitit 2023, pasi togat e zeza zëvendësuan masën e caktuar ndaj tij nga “arrest me burg” në atë shtëpiak.
Sali Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
#GJKKO #rrëzon #kërkesën #Jamarbër #Malltezit #dhëndri #Berishës #mbetet #në #arrest #shtëpie
Java News