Aktualitet

Sot, reshje shiu dhe mjegull në pjesën më të madhe të vendit –

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e diel pritet të ketë mot të paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme shiu dhe mjegull në zonat luginore, duke filluar që në orët e para të mëngjesit. Reshjet do të jenë të karakterit të ulët, përfshirë pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimeve, në zonën e veriperëndimit reshjet mund të jenë të intensitetit mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje të herëpashershme me intensitet të ulët.

Mjegulla, pritet  të ndikoje gjatë ditës e cila do të jetë më e dendur në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos në zonat luginore. Reshjet e shiut do të shoqërohen gjithashtu me mjegullinë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, erë mund të arrijë deri në 10 m/s.

#Sot #reshje #shiu #dhe #mjegull #në #pjesën #më #të #madhe #të #vendit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button