Aktualitet

Pula: Rikthimi i Donald Trump ka shkaktuar një shok poltikë në mbarë kontinentet për shkak të qasjes së tij në trajtimin e temave

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka theksuar se qeveria aktuale e Kosovës ka ndërtuar një situatë politike të ndryshme nga ato të kaluara, duke shkaktuar befasim për disa akterë ndërkombëtarë.

Ai për theksoi se çdo garniturë politike krijon një kulturë të politikëbërjes, dhe kjo qeveri ka zhvilluar një narrativë të re, që tregon se do të ketë dallime të mëdha në të ardhmen.

“Kjo qeveri ka ndërtuar një situatë që nuk ka qenë e njëjtë me garniturat e së kaluarës, natyrisht që kjo për akterë të caktuar ndërkombëtar ka qenë befasuese. Duhet ta pranojmë që secila garniturë politike ndërton një kulturë të politikë bërjes. Andaj, është ndërtuar një narracion i ndryshëm nga qeveritë e kaluara dhe kjo tregon që ka dallime dhe që do të ketë dallime për të ardhmmen”, tha Pula.

Në lidhje me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Pula theksoi se ky ka shkaktuar një shok politik në mbarë kontinentet, për shkak të qasjes së tij ndryshe në trajtimin e çështjeve të pazgjidhura.

Sipas Pulës, administrata Trump ka një qasje shumë të ndryshme nga ajo e presidentit Biden, duke theksuar se për të zgjidhur çështjet që janë ende të pazgjidhura, është e rëndësishme që Kosova të përshtatet dhe të veprojë në përputhje me interesat e përbashkëta me SHBA-të.

“Rikthimi i Donald Trump ka shkaktuar një shok poltikë në mbarë kontinentet për shkak të qasjes së tij në trajtimin e temave. Qasja e zyrës ovale në këtë rast, për t’i dhënë zgjidhje temave që kanë mbetur të pazgjidhura, trregon një qasje ndryshe nga administra Biden”, tha ai.

“Në këtë kuptim, ne duhet ta pranojmë qasjen dhe ajo çka është e rëndësishme si Kosovë, të vlerësojmë në cilat hapa duhet të udhëtojmë bashkë me interesat e përbashkëta me ShBA-të”, shtoi Pula.



#Pula #Rikthimi #Donald #Trump #shkaktuar #një #shok #poltikë #në #mbarë #kontinentet #për #shkak #të #qasjes #së #tij #në #trajtimin #temave
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button