Greva në Greqi, bllokohet në Kakavijë kalimi i automjeteve, lejohen vetëm këmbësorët –

Pikat kufitare e Kakavijës do të jetë e mbyllur për kalimin e automjeteve deri në orën 23:00, ndërsa do të lejohet vetëm kalimi për këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet për emergjenca shëndetësore.
Ky vendim vjen si pasojë e grevës nga pala greke me përkujtimin e 2-vjetorit të tragjedisë në Tempe ku 57 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së dy trenave.
“Prej orës 07.00 në doganën e Kakavijes është bllokuar lëvizja e automjeteve. Sipas grevës së paralajmëruar të doganierëve grekë nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në të dyja anët e kufirit, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve.
Në këtë fashë orari do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Në orët e mëngjesit në doganën shqiptare nuk konstatohet radhë automjetesh si shkak i bllokimit të lëvizjes në kufi”, thuhet në njoftim.
#Greva #në #Greqi #bllokohet #në #Kakavijë #kalimi #automjeteve #lejohen #vetëm #këmbësorët
Java News