Ai shijon jetën jashtë sallës, të bëhemi vrasës si ai –

Mosparaqitja e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, për arsye shëndetësore, ka dështuar seancën gjyqësorë të së enjtes të procesit “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme.
A2 CNN raporton se mungesa e të penduarit ka ngjallur reagimin e Petrit Qolit, një nga të pandehurit, që ka hedhur akuza në drejtim të tij.
Nga qelia e xhamit ai ka treguar se ndihet i lumtur për SPAK dhe GJKKO, por nga ana tjetër thotë se po detyrohet të bëhet vrasës si Nuredin Dumani.
“Si çdo shqiptar dhe ato të diasporës jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën jashtë sallës dhe ne baltosemi. Ai do Coca Cola, palestër dhe femra. Jam dobësuar 40 kg, jemi në burg kot. Jam 25 vite besimtar. Prokuroria dhe gjykata mund të ma heqin baltën. Kam frikë se do vdes nga veremi, jo nga burgu. Ai është mongol leshator, do bëhemi si Nuredini, do të vrasim 5-6 vetë dhe 5 milionë euro të gruposura, dalim dhe marrim statusin”, është shprehur Qoli, raporton A2 CNN.
Gjykata pezulloi afatin e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit deri në seancën e radhës, në datë 4 mars.
#shijon #jetën #jashtë #sallës #të #bëhemi #vrasës
Java News