“Të kapnin në rrugë dhe të zhduknin trupin”, Rama ndalet te rasti i Gëllçit dhe komenton kohën e Berishës –

Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek vendimi i Strasburgut për rastin e Thoma Gëllçit. Ai u ndal edhe tek drejtësia në kohën kur Sali Berisha ishte president, duke theksuar raprezaljet e Policisë si dhe zhdukjet e trupave të kundërshtarëve si rasti i Remzi Hoxhës etj.
“Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, dëgjojeni çfarë ka thënë për dënimin e ish-drejtorin e RTSH. Për të cilin unë nuk kam marrë kurrë përsipër të komentoj nëse është i fajshëm apo i pafajshëm. Por atje në Strasburg ku Europa ka marrë përsipër të mos na lerë të rrëshqasim drejt Moskës, thotë: Autoritetet shqiptare nuk kishin prova se zoti Gëllçi mund të arratisej. Autoritetet nuk shqyrtuan masa më të lehta sigurie si bllokimi i pasaportës, arresti i shtëpisë etj. Më falni nëse behëm përsëritës, sepse e kam parë filmin kur te ndalonin në rrugë dhe të merrnin në pyetje. Kur të humbtë trupi pa gjurmë, kur skishtë as Europë, Amerikë e ligj që të mbronte të drejtat e njeriut. E kam parë çfarë ndjen njeriu kur i thonë hajde pak me ne dhe pastaj të del një hetues e të bën presion. Dhe s’e kam pranuar kur kam qenë askushi me duar në xhepa, e jo më sot që jam kryeministri i Shqipërisë” – tha Rama sot para Grupit të PS.
#Të #kapnin #në #rrugë #dhe #të #zhduknin #trupin #Rama #ndalet #rasti #Gëllçit #dhe #komenton #kohën #Berishës
Java News