“Opozita të distancohet”, Rama dënon sulmin ndaj Albin Kurtit: Një turp që sot i bën dëm Kosovës!

Teksa opozita në Shqipëri kërkon prezencën e tij në seancë, Edi Rama ka zgjedhur të komentojë episodin e dhunshëm në Kuvendin e Kosovës.
Përmes Twitter, Rama kërkon që rivalët politikë të Albin Kurtit të distancohen nga aktet e dhunës së sotme.
Sipas tij, ngjarja është një turp që i bën dëm Kosovës. Rama shprehet se në politikë duhet përballje me ide dhe jo me grushta.
Edi Rama, Twitter:
Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!
Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!
Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton… pic.twitter.com/w0Sbu3btQJ
— Edi Rama (@ediramaal) July 13, 2023
#Opozita #të #distancohet #Rama #dënon #sulmin #ndaj #Albin #Kurtit #Një #turp #që #sot #bën #dëm #Kosovës