FFK vjen me një vendim për ekipin e Lirisë pas skandalit në ndeshjen ndaj Vëllaznimit

Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka përfunduar në disiplinoren e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në vikendin e kaluar, Liria luajti derbin ndaj Vëllaznimit, ku mori fitore 1-0, por pas përfundimit të dueli pati shumë eksese, pasi tifozeria vendase hyri në fushë dhe sulmoi lojtarët kundërshtar, shkruan Sport.
FFK ka njoftuar se klubi i Lirisë ka përfunduar në disiplinore, duke shkruar si në vijim:
“FC ” Liria ”. Motivi : Lëshim në organizimin e ndeshjes: Pas shënimit të golit të vendasve në minutën e 47-të tifozët vendas hedhin fishekzjarre në fushë duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta si dhe pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë të FC “ Liria” kalojnë rrethojat dhe hyjnë në fushë për të festuar fitoren, mirëpo disa prej tyre sulmojnë lojtarët dhe stafin teknik të mysafirëve. Si pasojë dy lojtarë të KF “Vllaznimi” kanë pësuar lëndime. Vlen të përmendet se tifozët vendas prej fushës gjuajnë me mjete të forta tifozët mysafirë të cilët ishin në tribuna. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Liria-Vëllaznimi”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.
/ Sport/
#FFK #vjen #një #vendim #për #ekipin #Lirisë #pas #skandalit #në #ndeshjen #ndaj #Vëllaznimit
gazetablic.com