Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ KQZ do shqyrtojë nesër kërkesat e 11 partive që kërkojnë të marrin pjesë në garë –

Ditën e nesërme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë kërkesat e 11 partive të reja, të cilat kanë dorëzuar kërkesën në KQZ për tu regjistruar për garën elektorale të 11 majit.

Mes 11 këtyre partive, kërksat e të cilave pritet të shqyrtohen nesër, bëjnë pjesë edhe ‘Djathtas 1912’ i Enkeljd Alibeaj, dhe ‘Koalicioni Euroatlantik’ i Lulzim Bashës.

Kërkesat që do të shqyrtojë nesër KQZ janë të:

“Aleanca Demokracia e Re”, me Kryetar z. Edmond Stojku

“Aleanca Demokratike Shqiptare”, me Kryetar z. Eduart Abazi

“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me Kryetar z. Rivelino Çuno

“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me Kryetar z. Krenar Rryçi

“Aleanca Arbnore Kombëtare”, me Kryetar z. Gjet Ndoj

“Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me Kryetar z. Gaqo Apostoli

“Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar”, me Kryetar z. Selami Jenishehri

Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me Kryetar z. Emin Subashi

Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me Kryetar z. Valentino Mustaka

“Djathtas 1912”, me organ drejtues “Kolegji Politik”

“Koalicioni Euroatlantik” me Kryetar z. Endri Hasa

#Zgjedhjet #parlamentare #KQZ #shqyrtojë #nesër #kërkesat #partive #që #kërkojnë #të #marrin #pjesë #në #garë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button