Shihemi në Gjykatë! –

Presidenti i SHBA-së Donald Trump vijon me vendosmërinë e tij për të ekzekutuar të gjithë urdhrat e lëshuar një muaj më parë. Në një mbledhje të guvernatorëve në Shtëpinë e Bardhë, ai diskutoi për urdhrin që ndalon transgjinorët të marrin pjesë në garat sportive të grave. “Kam nënshkruar një urdhër ekzekutiv për këtë, shumë demokratë po e luftojnë. Shpresoj ta keni kuptuar se nuk do fitoni më asnjë garë tjetër”, tha ai.
Guvernatorja e shtetit të Maine Janet Mills e pyeti: “A do ta zbatoni? Sepse urdhrat duhet të jenë në përputhje me ligjet shtetërore dhe federale…”
Presidenti u përgjigj: Ne jemi ligji federal!
“Shihemi në gjykatë!”, i tha Mills. Këtë lloj sfide, Trump e priti me shumë sportivitet duke thënë se “mezi pret dhe kjo gjë për të do jetë tejet e lehtë”.
“Uroj ta shijoni jetën tuaj pasi të mos jeni më në këtë post”, i tha ai Mills.
Mills dhe Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit janë zotuar të mos zbatojnë këtë urdhër pasi sipas tyre “është diskriminim na bëzë të gjinisë”. Sipas Mills, kjo nuk ka të bëjë vetëm me atë se kush mund të konkurrojë në fushën atletike, por me faktin se një President nuk po merr parasysh sundimin e ligjit në kombin amerikan.
Kujtojmë se republikanët i kanë sulmuar herë pas here demokratët për çështjen e transgjinorëve, duke thënë se “nevojitet një kufizim i të drejtave të komunitetit LGBTQ”.
#Shihemi #në #Gjykatë
Java News