EMRI / Pranga 52 vjeçarit të shumëkërkuar në Itali, pjesë e një organizate kriminale –

Në kuadër të projektit “Të Kërkuarit”, Policia e Shtetit ka vënë në pranga pjesëtarin e një organizate kriminale, të dënuar në Itali me 21 vjet burg. Bëhet fjalë për 52 vjeçarin Artur Sallaku, i cili është dënuar nga Gjykata e Santa Maria Capua Vetere në vitin 2004 për trafikim droge.
“Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, me homologët italianë, policinë e Casertës, Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar te Policisë, për kapjen e një shtetasi shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 30”, u kap në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali”, thuhet në njoftimin zyrtar krahas pamjeve të vënies së tij në pranga.
#EMRI #Pranga #vjeçarit #të #shumëkërkuar #në #Itali #pjesë #një #organizate #kriminale
Java News