Kanë në dorë të bëjnë shumëçka, por… –

SPAK ka ndërtuar një strategji dhe ka ngritur një Task Forcë për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Megjithatë ka një mosbesim nga ana e opozitës së Sali Berishës.
Oerd Bylykbashi, nënkryetari i PD-së, ekspert për çështjet zgjedhore, ishte i ftuar në emisionin “Çdo kënd me Merita Haklajn” në A2 CNN nga ku foli për këtë çështje.
Bylykbashi u shpreh se në mënyrë të çuditshme, ne kemi dy lloj prokurorisë në Kushtetutë, por me detyra shumë të mira të përcaktuara, megjithatë sipas tij, nuk është bërë asgjë, të paktën deri tani.
“Edhe pas 25 vitesh, ne vazhdojmë dhe bëjmë reforma zgjedhore. Ndërkohë që bëjmë reforma zgjedhore, shtojmë nene, e mbushim me ligje, por nuk ndryshon gjë, përkeqësohet. Ka pasur një periudhë ku pati një përmirësim të zgjedhjeve, 2003-2013 ku pati dy rrotacione politike, që janë tregues i një tregues i mirë, ndërsa kemi një situatë dramatike në këto 12 vitet e fundit. Këtë e thonë edhe ndërkombëtarët.
Pse ndodh kështu? E para pse duhet të na thonë të huajt? Këtu nuk ndryshon gjë. Në mënyrë të çuditshme, ne kemi dy lloj prokurorisë në Kushtetutë, por me detyra shumë të mira të përcaktuara. Ata kanë në dorë të bëjnë shumëçka, por deri tani nuk kanë bërë gjë. Kur bëjnë, është shumë pak dhe shumë vonë. Nuk prodhon efektin. Nëse ne sot kemi kulturën e pandëshkueshmërisë në zgjedhje, ka prodhuar shtetin elektoral. Shteti është jo thjesht i politizuar, ata janë mekanizmi elektoral për të grabitur zgjedhjet. Nëse ka ndodhur kjo, ka ndodhur për diçka: këto organe të rëndësishme ligjzbatuese nuk kanë bërë gjë”, tha Bylykbashi.
#Kanë #në #dorë #të #bëjnë #shumëçka #por
Java News